Lidhje

Bosnje: Bastiset shtëpia e ish anëtarit të presidencës


Paqeruajtësit ndërkombëtarë bastisën shtëpinë e ish presidentit të serbëve të Bosnjes që dyshohet se ka ndihmuar Radovan Karaxhiçin t’i shpëtojë drejtësisë.

Një zëdhënës i paqeruajtësve tha se trupat e Bashkimit Evropian të ndihmuar nga ushtarët e Natos dhe policia e serbëve të Bosnjes, bastisën shtëpinë e Mirko Saroviçit në Lukavicë të Sarajevës.

Zoti Saroviç ishte anëtar i presidencës së Bosnje-Hercegovinës për disa muaj, para se të jepte dorëheqjen në vitin 2003, pas akuzave për rolin e tij në tregëtinë e armëve me Irakun, në shkelje të sanksioneve të OKB-së.

Zëdhënësi tha se paqeruajtësit po kërkonin të gjenin gjurmë që do të çonin në arrestimin e të dyshuarit për krime lufte Radovan Karaxhiç.

XS
SM
MD
LG