Lidhje

SHBA: Investime për shtimin e kapaciteteve të rafinimit të naftës


Një ndërmarrje e përbashkët mes kompanisë hollandeze të naftës, Shell dhe Arabisë Saudite, do të investojë 7 miliardë dollarë për të rritur mëse dy herë kapacitetin e një rafinerie amerikane nafte.

Motiva Enterprises njoftoi sot planin që ka si objektiv shtimin e prodhimit të naftës në rafinerinë Port Arthur, në shtetin jugor të Teksasit, me 325 mijë fuçi nafte në ditë. Shtimi i prodhimit do ta bëjë këtë rafinerinë më të madhe të naftës në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2010. Kjo përbën zgjerimin më të madh të prodhimit të naftës amerikane në 30 vjet.

Kapaciteti jo i mjaftueshëm i rafinimit të naftës ka qënë një nga shkaqet e rritjes së çmimeve të naftës, që kanë shënuar shifrën rekord prej 82 dollarësh për fuqi. Çmimet e naftës kanë vazhduar të ngrihen megjithë një vendim të kohëve të fundit nga karteli ndërkombëtar i naftës, OPEC-u, për shtimin e kuotave të prodhimit. //rd//

XS
SM
MD
LG