Lidhje

Kabineti hollandez kundërshton referendumin për traktatin e BE-së


Qeveria e Holandës tha se nuk do të zhvillojë referendum për miratimin e traktatit të Bashkimit Evropian.

Kabineti holandez vendosi sot ta ratifikojë dokumentin pa ia paraqitur atë publikut për votim. Kryeministri Jan Peter Balkenende u tha gazetarëve se referendumi nuk është i nevojshëm, pasi dokumenti nuk përmban elmentë kushtetues.

Para dy vjetësh votuesit holandezë dhe francezë e hodhën poshtë projekt-kushtetuën e Bashkimit Evropian. Traktati i ri duhet miratuar nga parlamenti në Holandë. Disa ligjvenës kanë lënë të kuptohet se do të kërkojnë referendum. //rd//

XS
SM
MD
LG