Lidhje

Ban Ki Mun: OKB-ja do ta shtojë praninë në Irak


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun tha se shpreson për shtimin e numrit të personelit të OKB-së në Irak, me t’u përgatitur ndërtesat ku ata do të rrijnë.

Zoti Ban e bëri këtë njoftim dje në Nju Jork, në fund të një konference të rëndësishme për Irakun. Ai tha se po shqyrton mundësinë e shtimit të numrit të punonjësve të OKB-së në qytetet e Bagdadit dhe Irbilit. Zoti Ban tha po ashtu se OKB-ja po shqyrton mundësinë e pranisë së saj në Barsa, por nuk dha ndonjë afat për planet e tij.

Përfaqësues nga 20 vende morën pjesë në konferencën për Irakun, mes tyre një numër fqinjësh të Irakut, si Irani, Kuvajti dhe Siria. Në konferencë, që u mbajt një ditë para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri irakian Nuri Al Maliki tha se Iraku është i gatshëm të ofrojë sigurinë e nevojshme për zgjerimin e pranisë së Kombeve të Bashkuara në vend.//lk

XS
SM
MD
LG