Lidhje

Distileria e Xhorxh Uashingtonit rihapet pas 200 vjetësh


George Washingtoni nuk ishte vetëm gjenerali i Luftës Revolucionare dhe presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte gjithashtu fermer, afarist dhe distilues i uiskit. Për dy vjet pas presidencës së tij dhe deri në vdekje Washingtoni prodhoi më shumë se 41 mijë litra uiski në afërsi të shtëpisë së tij në Mount Vernon të Virginias. Distileria apo fabrika e pijeve u rindërtua dhe ka filluar të operojë përsëri.

Më shumë se 200 vjet pas vdekjes së George Washingtonit, distileria e stilit kolonial e heroit amerikan është përsëri në punë për prodhimin e pijes së tij të preferuar – Uiskit nga thekra. Personi në ngarkim është gjithashtu i njohur. Jimmy Russell është mjeshtri i distilimit për Wild Turkey Distillery në Kentucky dhe ai po vë në punë përvojën e tij më shumë se 50 vjeçare për të ndihmuar në rindërtimin e fabrikës së Washingtonit në të njëjtën mënyrë siç ishte në fundin e viteve 1700.

"Kjo është ena ku vendoset masa e fermentuar dhe poshtë saj ndizet zjarri i druve. Ai nxeh masën e fermentuar që krijon avull. Avulli ngrihet lart, vjen në tubat spiralë dhe shkon më pas në fuçi ku rrjedh uji i ftohtë për ta kondensuar avullin në lëng. Ky është uiski që del nga masa e fermentuar".

Dhe nga kjo kovë me uiski, likeri çohet në një fuçi ku distiluesit e lënë atë të vjetërohet për dy vjet. Në ditët e Washingtonit nuk kishte kohë të prisje. Pijetarët pinin uiskin e sapo bërë. Steve Bashore drejton distilerinë Mount Vernon.

"Uiski apo pijet e tjera alkoolike konsumoheshim shumë në ato kohë. Njerëzit ndoshta pinin tre herë më shumë sesa në ditët tona. Një nga shkaqet ishte se uji. Nuk kishe gjithmonë ujë të pastër për të pirë".

Bashore thotë se receta e uiskit të Washingtonit është 60 përqind thekër, 35 përqind misër dhe 5 përqind elb. Ai prodhoi uiskin dy vjetët e fundit të jetës së tij.

“Në vitin 1799 në këtë vend Washingtoni bëri gati 41 mijë litra uiski prej thekre. Kjo është një sasi e madhe. Vlera e atij uiski ishte 7 mijë e 500 dollarë dhe besoj se fitimi që bëri ishte rreth 1 mijë e 500 dollarë”.

Disa hapa larg distilerisë është një fabrikë mielli. Uashingtoni kishte gjithashu këtë biznes dhe eksportonte miell në Evropë. Sot në dyqanet për turistët shiten ushqime misri së bashku me dhurata. Pas dy vjetësh, shishe të vogla të uiskit do të vendosen në këto rafte. Në fund të fundit në kohën e Washingtonit kjo ishte distileria më e madhe e uiskit në Amerikë. //kk//

XS
SM
MD
LG