Lidhje

OKB-ja mban një takim të nivelit të lartë për ndryshimet e klimës


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon kërkoi marrjen e masave urgjente për t’u bërë ballë ndryshimeve klimatike.

Zoti Ban hapi sot në Kombet e Bashkuara një takim për ngrohjen globale, i pari i këtyre përmasave. Në takimin njëditor marrin pjesë përfaqësues të 140 vendeve, mes së cilëve 80 udhëheqës botërorë.

Zoti Ban tha se një komision i OKB-së mbi ndryshimet klimatike ka konfirmuar pa dyshim ngrohjen globale dhe e ka lidhur atë drejtëpërdrejtë me veprimtaritë humane. Ai tha se “nuk ka më kohë për dyshime” dhe se duhen marrë vendime të guximshme në bisedimet globale për këtë çështje.

Presidenti Bush nuk do të shkojë në takimin kryesor por pritet të marë pjesë në një darkë me zotin Ban dhe udhëheqës të tjerë për të diskutuar mbi ndryshimet klimaterike. Kombet e Bashkuara thonë se takimi ka si synim të përgatisë terrenin dhe të sigurojë angazhimet e vendeve pjesëmarrëse para Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimaterike, e cila do të mbahet në Indonezi në dhjetor. //rd//

XS
SM
MD
LG