Lidhje

Kosovë: Autoritetet reagojnë ashpër pas shpërthimit që la dy të vrarë dhe 9 të plagosur


Autoritetet në Kosovë reaguan ashpër pas shpërthimit të mbrëmshëm në Prishtinë që la dy të vrarë dhe 9 të plagosur. Policia ende nuk ka dhënë hollësi rreth këtij shpërthimi i cili tronditi Prishtinën pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk dihen motivet dhe autorët e shpërthimit të fuqishëm i cili shkatërroi disa dyqane e kafene në bulevardin Bill Clinton. Një zëdhënës i NATO-s tha se paqëruajtësit rrethuan zonën, ndërsa kërkonin për ekzplozivë të tjerë të mundshëm.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nëpërmjet një deklarate tha se "aktet e tilla janë krejtësisht të papranueshme, sepse cënojnë jetën e njerëzve, mbjellin pasiguri te qytetarët dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian e dënoi sulmin dhe shprehu besimin se policia ndërkombëtare do të bëjë hetime rreth incidentit dhe do të nxjerrë para drejtësisë autorët e sulmit.Bashkimi Europian dënoi një shpërthim në Prishtinë i cili la dy të vdekur dhe nëntë të plagosur. Siç njofton korrespondenti ynë Stefan Bos, në rajon po rriten tensionet lidhur me çështjen e statusit të Kosovës, për të cilën Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje diametralisht të kundërta.

Hetuesit e policisë dhe dëshmitarët okularë thanë se shpërthimi në Bulevardin Bill Klinton të Prishtinës ishte aq i fuqishëm saqë në rrugë mund të shihje karrike të thyera. Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe një numër dyqanesh, kafenesh dhe restorantesh u dëmtuan.

Bertrand Bonneau, zëdhënës i paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë i tha Zërit të Amerikës se ndërkohë që vazhdonte puna për evakuimin e të lënduarve, forcat e KFOR-it izoluan vendin e ngjarjes për shkak të shqetësimeve për ndonjë shpërthim të ri. "Ne kemi njerëz që janë të stërvitur për çminimin dhe gjëra të këtij lloji. Pikërisht prandaj u desh pjesmarrja e KFOR-it, për të siguruar zonën nga ndonjë bombë e pashpërthyer." Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin dhe hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ai të jetë pjesë e një lufte mes bandave kriminale brenda në Kosovë.

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime rreth shpërthimit në një kohë kur po rriten tensionet mes shumicës shqiptare e cila kërkon pavarësi dhe pakicës serbe që dëshiron të mbetet pjesë e Serbisë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Kristina Nagi, e bëri të qartë se ka rëndësi kritike që Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, të marrë pjesë në hetimet për të sqaruar shkaqet e shpërthimit. "Lidhur me shpërthimin tragjik që ndodhi në Prishtinë, neve na vjen keq për humbjen e çdo jete njerëzore. Ne u shprehim ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve.” Zëdhënësja Kristina Nagi se beson që UNMIK-u do ta çojë deri në fund hetimin rreth shkaqeve të shpërthimit dhe se autorët do të nxirren para drejtësisë. //rd//

XS
SM
MD
LG