Lidhje

Shembje dheu në Zagreb


Autoritetet e kyeqytetit kroat, Zagreb po përpiqen të marrin masat pas një shembjeje që solli si rezultat evakuimin e të paktën 20 shtëpive në një zonë të banuar.

Zyrtarët thonë se punëtorët e ndërtimit që po hapnin një gropë 27 metra të thellë për themelet e një blloku të ri me zyra hasën një rrëke uji që e përmbyti zonën e punimeve dhe preku ndërtesat përreth. Të paktën një shtëpi u shemb.

Autoritetet dhanë urdhër sot për evakuimin e një banke dhe të një godine me zyra. Zyrtarët kanë bllokuar zonën ndërsa punëtorët mbushin gropën. //rd//

XS
SM
MD
LG