Lidhje

Jasuo Fukuda, kryeministër i ri i Japonisë


Parlamenti i Japonisë zgjodhi Jasuo Fukuda të partisë Demokratike Liberale në fuqi si kryeministrin e ri të vendit.

Zoti Fukuda ishte sekretar i kabinetit i njohur për kompromiset e tij të heshtura. Ai ka premtuar të sjellë qëndrueshmëri dhe moderim në politikën e trazuar të Japonisë. Dhoma e ulët e parlamentit japonez votoi fuqishëm për zotin Fukuda sot që konkuronte me udhëheqësin e opozitës Ichiro Ozava.

Dhoma e lartë që dominohet nga opozita, votoi të favor të këtij të fundit. Por dhoma e ulët ka fuqinë ligjore për ët përcaktuar kryeministrin. Zoti Fukuda emëroi kabinetin e tij të ri sot në përpjekje për të ndihmuar partinë në fuqi të mëkëmbet nga një seri skandalesh që e detyruan paraardhësin e tij Shinzo Abe të jepte dorëheqjen. //rd//

XS
SM
MD
LG