Lidhje

Përleshje në parlamentin e Maqedonisë


Incidenti fizik ka ndodhur në Parlamentin e Maqedonisë gjatë përfundimit të fazës së parë të debatit mbi kodin zgjedhor.

Incidenti ka nisur pas një debati kur kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik Abdylhadi Veseli drejtoi kritika ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim. Më pas kryetari i Parlamentit jep një pauzë dhe ndërkohë mësohet se Abdylhadi Veseli i PPD-së është zënë fizikisht me deputetin Sadulla Duraku të BDI-së.

Sipas variantit të zotit Veseli ja se ç‘ka ndodhur: “Një grup deputetësh të BDI-së mu vërsulën dhe sikur të mos ishin kolegët e PDSH-së dhe të tjerë, do të më sulmonin edhe më tepër”, tha zoti Veseli.

Ndërsa Xhevat Ademi, deputet i BDI-së shpehet: “Në kohën kur prisinm mbylljen e debatit për kodin zgjedhor dhe në kohën kur të gjithë e kuptuan se BDI e fitoi betejën me Nikolla Gruevskin reth propozimit për ndërhyrje në kodin zgjedhor, duhej të instrumentalizohej vegla shqiptare... dhe minoi gjithë atë marrëveshje që ne e arritëm. Kjo sjellje e paturshpshme ndodhi nën regjinë e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë dhe të kryetarit të VMRO-DPMNE-së” Më pas, gjatë një seance bashërendimi me kryetarët e grupeve parlamentare ka ndodhur një incident i rëndë fizik.

Sipas dëshmitarëve, deputetë të cilët kanë marrë pjesë në këtë koordinim, Menduh Thaçi i PDSH-së ka sulmuar fizikisht deputeten Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së. Kjo e fundit ka marrë lëndime dhe i është nënshtruar një kontrolli në ambulantën e Parlamentit. Zonja Arifi nuk ka bërë komente për mjetet e informimit. Këto të fundit, ndërkohë, janë penguar nga sigurimi i Parlamentit që të filmojnë incidentin.

Brenda Parlamentit u mblodhën truprojat e partive shqiptare ndërsa u shtua dhe numri i pjesëtarëve të sigurimit të Parlamentit dhe nga Ministria e Punëve të Brendëshme si dhe jashta selisë.

Incidenti ka shqetësuar Ambasadën amerikane në Shkup. Ambasadorja Gillian Milovanoviç në një deklaratë me shkrim thekson se incidentet e dhunshme dhe kërcënimet në Parlamentin e Maqedonisë janë një tradhëti e turpshme ndaj proceseve demokratike. Ajo pret që të merren masat e duhura ndaj personave përgjegjës. Zonja Milovanoviç thotë se nuk ka vend për dhunën, kërcën9imet dhe frikësimet në Parlament. Më tej ajo shkruan se janë shumë shqetësuese raportet se mjetet e informimit janë ndaluar të zbatojnë rolin e tyre në mbulimin e incidenteve të sotme dhe se mbrojtja e mediumeve për të marrë njoftimet dhe për të informuar publikun janë thelbësore në çdo demokraci. Kanë reaguar edhe partitë maqedonase. Opozita maqedonase është e bindur se kryetari i Parlamentit dhe kryeministri janë shkaktarë të nxitjes së këtij incidenti. //rd//

XS
SM
MD
LG