Lidhje

Gjenerali Musharaf, komandant ushtarak në se nuk rizgjidhet president


Qeveria e Pakistanit thotë se Presidenti Pervez Musharaf do të qëndrojë në postin e komandatit të ushtrisë, në se nuk rizgjidhet muajin e ardhshëm.

Prokurori i Përgjithshëm Malik Mohamed Kaum e bëri të ditur planin sot gjatë një seance në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej një kërkesë për të mos e lejuar zotin Musharaf të vinte kandidaturën për president.

Prokurori i Përgjithshëm tha se nëse gjenerali Musharaf nuk zgjidhet për një mandat tjetër 5 vjeçar, ai do të mbesë shef i shtabit të ushtrisë, derisa presidenti i ri të emërojë komandantin e ardhshëm të ushtrisë. Avokatët e presidentit kanë thënë se zoti Musharaf do të japë dorëheqjen si shef shtabi nëse fiton në zgjedhje.

Parlamenti i Pakistanit dhe asambletë rajonale pritet të votojnë për presidentit e ri më 6 tetor, para se ato të shpërndahen për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në fillim të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG