Lidhje

Në OKB Maliki u bën thirrje vendeve të ndihmojnë popullin irakian në luftën kundër terrorizmit


Kryeministri irakian Nuri al-Maliki u bëri thirrje vendeve të tjera të ndihmojnë popullin irakian në luftën e tij kundër terrorizmit.

Zoti Maliki tha në fjalën e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sot se populli irakian i ka drejtuar sytë nga komuniteti ndërkombëtar për ndihmë në rindërtim dhe për lehtësimin e borxheve.

Kryeministri irakian tha se sulmet e vazhdueshme terroriste dhe paqëndrueshmëria në Irak do të sillnin vetëm “pasoja shkatërrimtare” për botën. Ai shtoi se irakianët janë optimistë se fqinjët e tyre do ta kuptojnë se një Irak i dobët nuk është në interes të tyre.

Zoti Maliki tha se pajtimi kombëtar në Irak është themeli i përparimit politik, shoqëror dhe ekonomik. Por ai shtoi se mbetet ende shumë rrugë për të bërë për të arritur një Irak të sigurtë, të qëndrueshëm dhe të begatë. //iç

XS
SM
MD
LG