Lidhje

Zonja e parë Laura Bush flet me Zërin e Amerikës për Birmaninë


Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Laura Bush thotë se është shumë e shqetësuar për gjendjen në Birmani dhe u ka kërkuar forcave të rendit atje të mos përdorin dhunë kundër protestave paqësore në Rangun dhe qytete të tjera.

Zonja Bush i bëri këto komente sot në një intervistë për Zërin e Amerikës në Nju Jork. Ajo tha se shpreson që populli birmanez e ka të qartë se bota qëndron krah tij dhe po e ndjek situatën në këtë vend. Zonja e parë tha se ishte e emocionuar nga një fotografi e laureates se çmimit nobel Aung San Su Ki, e cila është nën arrest shtëpiak në Birmani. Në foto, zonja Ki ishte afruar tek porta e shtëpisë për të parë një tubim murgjish që po zhvillonin një protestë paqësore në rrugë.

Zonja Bush i tha Zërit të Amerikës se pa dyshim që ka shpresë për Birmaninë dhe i bëri thirrje rojeve të armatosura qeveritare dhe ushtarëve të bashkohen me lëvizjen demokratike. Po ashtu ajo tha se shpreson Kina dhe India do të ngrenë zërin dhe do t’u bëjnë thirrje gjeneralëve birmanezë të ndërtojnë një shoqëri demokratike, të lirojnë të burgosurit politikë dhe t’i japin vend një shans për t’u ndërtuar. //rd//

XS
SM
MD
LG