Lidhje

Kosovë: Stiven Shok nën hetime


Zëvendësshefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, gjenerali amerikan në pension, Stiven Shuk tha sot se ndaj tij po kryhen hetime për lidhje jo-profesionale me zyrtarë vendas.

Hetimet ndaj numri dy të misionit të OKB-së në Kosovë kanë të bëjnë me lidhjet e tij me ministrin e energjitikës Ethem Çeku, i cili është në krye të një projekti prej miliona dollarësh për ndërtimin e një termocentrali dhe me ish kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gjykata e Hagës i ka akuzuar zyrtarët e UNMIKU-t se kanë penguar hetimet ndaj zotit Haradinaj. Hetimet ndaj zotit Schook, që përfshijnë edhe akuzat për sjellje agresive dhe marrëdhënie me femra vendase e ndërkombëtare, po kryhen nga zyra mbikqyrëse e OKB-së. Zoti Shuk i mohoi akuzat. Ai nuk dha hollesi rreth tyre, por kritikoi ashpër zyrën e OKB-së, e cila sipas tij nuk e kishte njoftuar për hetimet. //rd//

XS
SM
MD
LG