Lidhje

Presidenti i Serbisë ofron autonomi të gjerë për Kosovën, por jo pavarësi


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, theksoi përsëri gadishmërinë e vendit të tij për të bërë kompromis në bisedimet mbi statusin e Kosovës, por përjashtoi mundësinë e pavarësisë.

Presidenti Tadiç tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se negociatorët serbë i kanë ofruar Kosovës të drejta të posaçme decentralizmi, që do të bënin të mundur zhvillimin autonom të saj. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e garantimit të të drejtave të serbëve, romëve dhe pakicave të tjera në Kosovë.

Pastaj udhëheqësi serb paralajmëroi se një shpallje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të shkelte ligjin ndërkombëtar dhe do të minonte qëndrueshmërinë botërore, duke nxitur lëvizjes separatiste.

Zoti Tadiç i bëri këto komente një ditë para bisedimeve të para të drejtëpërdrejta në kuadër të raundit më të fundit të negociatave midis delegacionit serb dhe atij shqiptar mbi të ardhmen e Kosovës. (ze)

XS
SM
MD
LG