Lidhje

Shkup: Ambasada amerikane dënon sulmet ndaj gazetarëve


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup dënoi sot dhunën e policisë dhe kërcënimet ndaj mjeteve të informimit. Ambasadorja Gillian Millovanoviç theksoi përmes një deklarate se një praktikë e tillë kërcënon themelet e demokracisë.

Ndërkohë, mjetet e informimit e bojkotuan sot një konferencë shtypi të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të kabinetit të tij në shenjë solidarizimi me kolegët e sulmuar fizikisht nga policia, këto ditët e fundit. Kameramanët i lëshuan kamerat përtokë duke u solidarizuar me kolegët të cilët ishin objekt i sulmeve të policisë dhe truprojave këto tre ditët e fundit, dhe bashkarisht me gazetarët u larguan nga salla sapo kryeminstri nisi të flasë për arritjet e qeverisë së tij në fushën e investimeve.

Autoritetet kanë pezulluar nga puna pjesëtarët e policisë të cilët sulmuan fizikisht dje një kameraman të televizionit Alsat. Ministrja e Rendit Gordana Jankullovska u bëri thirrje institucioneve të cilat do të merren me këto raste që të veprojnë shpejtë dhe në mënyrë të efektshme për t'i ndriçuar ato. //rd//

XS
SM
MD
LG