Lidhje

Kroacia kërkon statusin e anëtares jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit


Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç tha se vendi i tij do të afirmojë angazhimin në Kombet e Bahkkuara, duke u bërë anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.

Zoti Mesiç tha sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se beson se prania e Kroacisë në Këshill do t’i krijonte mundësi qeverisë së tij të ndihmonte në vendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë botën. Ai tha gjithashtu se qeveria e tij do të bëhet kandidate e Këshillit për të pasqyruar gatishmërinë e Kroacisë për të dhënë ndihmesën e saj për reformat aq të nevojshme të Këshillit të Sigurimit.

Nga fillimi i këtij viti, zyrtarët e NATO-s vlerësuan përpjekjet e Kroacisë në përgatitjet për anëtarësim në aleancë. Ky vend ka plotësur të gjitha kërkesat e parashikuara në Planin e Veprimeve për Anëtarësim, siç njihet ai, në pritje të ftesës zyrtare për të hyrë në aleancën prej 26 vendesh. Pritet që NATO-ja të miratojë zyrtarisht kërkesën e Kroacisë për anëtarësim në takimin e nivelit të lartë të Bukureshtit që mbahet vitin e ardhëshëm. //ad//

XS
SM
MD
LG