Lidhje

Sturanoviç: Forumet shumëpalëshe korniza më e mirë për përballimin e sfidave në botën e sotme


Kryeministri i Malit të Zi, Zhelko Sturanoviç tha se forumet shumëpalëshe janë korniza më e mirë për përballimin e sfidave me të cilat ndeshet bota sot.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri malazes theksoi se debati shumëpalësh është forma më e mirë për zgjidhjen e problemeve të tilla si ndryshsimet klimatike, zhvillimi ekonomik, terrorizmi dhe të drejtat e njeriut.

Ai e quajti OKB-në, forumin e vetëm të vërtetë, dhe shtoi se Mali i Zi është i angazhuar për ruajtjen e vlerave të saj.

Zoti Sturanovic tha se kur Mali i Zi u bë i pavarur në vitin 2006, ai pranoi pjesën e tij të përgjegjësië për të ruajtur paqen dhe stabilitetin nbë Ballkan. Ai shprehu shpresë që bisedimet e drejtpërdrejta mes shqiptarëve dhe serbëve mbi statusin e Kosovës, të përfundojnë me sukses. //iç

XS
SM
MD
LG