Lidhje

Kisha Ortodokse serbe e shqetësuar për ekzistencën e saj në Kosovë


Kisha Ortodokese serbe ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj për komunitetet fetare në Kosovë, ndërkohë që po afrohet afati i caktuar nga udhëheqësit shqiptarë për shpalljen e pavarësisë. Sipas saj, çështja e Kosovës nuk ka qënë vetëm një çështje politike por edhe një çështje shpirtërore dhe nacionaliste.

Bisedimet historike mes shqiptarëve dhe serbëve në Nju Jork për të ardhmen e Kosovës janë pritur me ankth nga kisha, pasi çdo vendim që mund të dalë prej tyre do të ketë ndikim të madh tek Kisha Ortodokse, që është tejet e shqetësuar për origjinën e saj kulturore.

Kosova konsiderohet nga ortodoksët serbë si djepi i kulturës së tyre dhe aty gjenden 2400 vende dhe monumente fetare të ortodoksisë serbe. Kisha është e shqetësuar se pavarësia e Kosovës mund të sjellë izolimin kulturor të anëtarëve të saj.

At Radivoje Paniç, një prift ortodoks serb në Beograd thotë se e ardhmja e Kosovës, qoftë si shtet i pavarur qoftë si pjesë e Serbisë, nuk ka qënë vetëm një çështje politike por edhe një çështje shpirtërore dhe nacionaliste. Ai thotë se Kisha nuk e ka kundërshtuar kurrë të drjetën e kosovarëve për vetqeverisje.

"Ne nuk i mohojmë shumicës shqiptare asnjë të drejtë. Edhe para para ngjarjeve të 1999, ne si përfaqësues të kishës e kishim pranuar të drejtën e tyre për pushtet absolut të ushtruar në nivelin lokal, por jo të përgjithshëm dhe se vendi i tyre duhet të krijohej në teritorin e shtetit prej të cilit ata duan të shkëputen”.

At Paniç thotë gjithashtu se ngjarjet e marsit 2004 dhe kujtimi i tyre i japin shkas pyetjes “nëse ato do të përsëriten në të ardhmen. Nuk duhet harruar”, thotë ai se “komuniteti ndërkombëtar ka qënë i pranishëm në Kosovë për një kohë të gjatë dhe ne nuk kemi patar asnjë garanci. Ne kemi vënë re se as njerëzit tonë dhe as klerikët serbë, kur udhëtojnë nëpërmjet Kosovës, nuk janë të mirëpritur nga zyrtarët e komunitetit shqiptar”.

Mjeku Nebojsha Brankoviç, i cili ishte për vizitë në manastirin e Graçanicës, shpreh shqetësim për vendet historike dhe besimtarët serbë.

"Në qoftë se Kosova do të ishte shtet i pavarur, si do të mbroheshin këto manastire dhe kisha që janë në teritorin e saj? Për mendimin tim kushtet e këtyre njerëzve që jetojnë në manastire janë të vështira edhe sot. Në qoftë se do të kishim një valë të re migrimi të serbëve, atëhere si do të mbijetonte kisha pa ndjekësit e vet?”

Disa monumente të rëndësishme fetare të ortodoksëve serbe, pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës, janë njohur nga Komisioni i Trashëgimisë Botërore të UNESCOs.

Manastiri i Deçanit dhe tri grupe kishash, Manastiri i Patriarkanës së Pejës, Manastiri i Graçanicës dhe Kisha e Virgjëreshës Ljevi, janë në listën e monumenteve të rezikuara të trashëgimisë botërore dhe konsiderohen të kërcënuar për shkak të mungesës së stabilitetit në rajon.

Një komision i UNESCO-s ka kërkuar që një grup përfaqësues i Serbisë, të punojë me të, me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe e institucionet e Kosovës për t’u kujdesur për vendet historike. //iç

XS
SM
MD
LG