Lidhje

Asnjë përparim në raundin e djeshëm të bisedimeve mes shqiptarëve dhe serbëve


Në raundin e parë të bisedimeve që zhvilluan dje në Nju Jork udhëheqësit shqiptarë dhe ata serbë, nuk u shënua ndonjë përparim lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Rezultati i vetëm konkret i takimit, me praninë e ndërmjetësve ndërkombëtarë, në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ishte një marrëveshje për t’u takuar përsëri në Bruksel, më 14 tetor.

Serbia, e cila mbështetet nga Rusia, që ka fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ndërsa shqiptarët, që kanë mbështetjen e Uashingtonit, nuk pranojnë zgjidhje tjetër, veç pavarësisë.

Por, sipas një deklarate të përbashkët, të quajtur “Deklarata e Nju Jorkut”, të dyja palët lanë të kuptohej se duan që procesi të vazhdojë.

Të dërguarit e së ashtuquajturës, Trojka, ku përfshihen Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, po ndërmjetësojnë raundin e tanishëm të bisedimeve, që është në plan të përfundojë më 10 dhjetor.//lk

XS
SM
MD
LG