Lidhje

Rritja e çmimeve detyron SHBA-në të shkurtojë ndihmat ushqimore


Një gazetë amerikane thotë se rritja e çmimeve të ushqimeve ka bërë që Shtetet e Bashkuara të shkurtojnë ndihmat ushqimore në nivelin më të ulët të dekadës së fundit dhe se kjo ka çuar ndoshta në shtimin e njerëzve të uritur në botë.

Gazeta Nju Jork Tajms citon të dhëna të Departamentit amerikan të Bujqësisë, që tregojnë se Shtetet e Bashkuara këtë vit kanë blerë më pak se gjysmën e sasisë së ndihmave ushqimore që blenë në vitin 2000.

Në njoftim thuhet se rritja e çmimeve ushqimore jo vetëm që ka pakësuar ndihmat amerikane për të uriturit por po e bën më të vështirë për të varfërit që të blejnë sende ushqimore.

Përdorimi në rritje i misrit për të prodhuar etanol është pjesërisht arsyeja e rritjes së çmimit të produkteve ushqimore amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG