Lidhje

Itali: Qeveria bie dakord me buxhetin, shmang krizën politike


Qeveria italiane ra dakord me buxhetin e vitit të ardhshëm duke kapërcyer kështu një krizë politike e cila kërcënonte rënien e qeverisë së koalicionit të kryeministrit Romano Prodi. Ministrat e kabinetit kaluan më shumë se 10 orë negociata deri në orët e vona të natës para se ta miratonin njëzëri buxhetin për vitin 2008 sot herët në mëngjes.

Koalicioni i qeverisë Prodi i cili përbëhet nga parti të majta dhe të qendrës kishte mendime të ndryshme për çështjen e uljes së taksave. Partitë e majta kërkonin rritjen e taksave mbi të ardhurat nga 12 në 20 përqind dhe përdorimin e fondeve për financimin e programeve sociale. Por partitë e qendrës donin shkurtimin e taksave mbi të ardhurat dhe uljen e defiçitit të shpenzimeve publike.

Italia dhe Franca kanë defiçitin më të lartë të shpenzimeve buxhetore ndër 13 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin EURON. Komisioni Evropian po i bën presion Italisë për të ulur shpenzimet publike. //kk//

XS
SM
MD
LG