Lidhje

Ish-presidenti Klinton: Nëse Hillari fiton, ajo do të marrë vendimet 


Ish-presidenti amerikan Bill Klinton thotë se do të marrë çfarëdo roli që do t’i caktonte bashkëshortja e tij Hillari nëse ajo zgjidhet presidente. Në një intervistë me rrjetin televiziv ABC të transmetuar sot, zoti Klinton tha se nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se në Shtëpinë e Bardhë do të ketë dy vetë që do të marrin vendime politike pavarësisht nga njëri-tjetri nëse zonja Klinton fiton në zgjedhjet e nëntorit 2008.

Ai tha se zonja Klinton do të ishte formuluesja e politikave dhe ajo që do të merrte vendimet. Ish presidenti Klinton theksoi se nuk do të kishte vend në kabinetin e bashkëshortes së tij për shkak të një ligji të miratuar nga Kongresi në vitin 1967. Zonja Klinton, e cila aktualisht përfaqëson shtetin e Nju Jorkut në senatin amerikan, kryeson në shumicën e anketave në garën për emërimin e Partisë Demokrate.

E pyetur se cili do të ishte njeriu që do të marrë emërimin e Partisë Republikane, zonja Klinton refuzoi të bëjë parashikime, duke thënë se të katër kandidatët kryesorë republikanë kanë shans për të fituar. //kk//

XS
SM
MD
LG