Lidhje

Irak: Një aeroplan amerikan vret 20 kryengritës


Ushtarakë amerikanë në Irak thanë se një aeroplan amerikan vrau sot 20 kryengritës gjatë një shkëmbimi zjarri në veriperëndim të Bagdatit. Zyrtarët thonë se kryengritësit hapën zjarr ndaj aeroplanit duke e goditur me armë zjarri, dhe një raketë dhe duke e detyruar që të përgjigjet me zjarr.

Në luftime të tjera, ushtarakë amerikanë thonë se forcat e koalicionit vranë dy të dyshuar si terroristë dhe ndaluan rreth 30 persona sot në Irak. Gjithashtu mësohet se gjatë një aksioni në Bagdat u arrestuan rreth 15 të dyshuar si anëtarë të një organizate të lidhur me Iranin dhe e përfshirë në kontrabandën e armëve.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes së Irakut tha se ushtarë irakianë kanë vrarë 40 militantë që nga e shtuna, gjatë operacioneve në tre provinca të Irakut. Në zhvillime të tjera, policë të Irakut thanë se njerëz të armatosur vranë një politikan sunni dhe tre truprojat e tij sot në qytetin verior të Mosulit. Politikani ishte anëtar i këshillit të provincës Nineveh. //kk//

XS
SM
MD
LG