Lidhje

Darfur: Vriten në një sulm 10 paqeruajtës të Bashkimit Afrikan


Bashkimi Afrikan thotë se të paktën dhjetë nga ushtarët e tyre janë vrarë në një sulm kundër një baze të paqeruajtësve të Bashkimit në rajonin Darfur të Sudanit.

Një deklaratë e Bashkimit Afrikan sot thotë se të paktën 50 vetë të tjerë janë zhdukur pas një sulmi në bazën Haskanita në jug të Darfurit mbrëmë.

Një zëdhënës i Bashkimit, Nuredin Mezni thotë se vrasjet përfaqësojnë humbjen më të madhe në njerëz të Bashkimit Afrikan në Darfur që nga koha kur paqeruajtësit u dislokuan atje në vitin 2004. Ai tha se edhe shtatë ushtarë të tjerë u plagosën gjatë sulmit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë, oficerët ushtarakë të Bashkimit Afrikan kanë fajësuar rebelët në Darfur.

Komandantët rebelë e kanë pranuar që forcat e tyre kanë luftuar me trupat qeveritare sudaneze në Haskanita gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarët e Bashkimit Afrikan e dënuan sulmin, duke e quajtur atë shkelje të armëpushimit të nënshkruar vitin e kaluar. //kk//

XS
SM
MD
LG