Lidhje

Ukrainë: Partia e kryeministrit kryeson në zgjedhje


Në Ukrainë, Komisioni i Zgjedhjeve tha se partia e kryeministrit Viktor Janukoviç ka një epërsi të vogël ndaj opozitës në rezultatet e fundit të zgjedhjeve të së djelës.

Rezultatet zyrtare nga numërimi i 80 përqind të votave i japin partisë së zotit Janukoviç 32 përqind të votave. Komisioni tha se blloku i opozitës të udhëhequr nga Julia Timoshenko ka 31 presje 8 përqind të votave. Zoti Janukoviç tha se rezultatet i japin atij pushtetin për të formuar një kabinet të ri. Por zonja Timoshenko thotë nga ana e saj se do ti kërkojë presidentit Viktor Jushçenko ta lejojë të formojë qeverinë e re. Partia e presidentit ka rreth 15 përqind të votave.

Në një fjalim televiziv sot, presidenti tha se është i shqetësuar për vonesat e njoftuara në numërimin e votave në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku mbështetja për zotin Janukoviç është e fortë. Ai ngriti mundësinë e manipulimeve dhe dha urdhër që problemi të sqarohet pa vonesë.//rd//

XS
SM
MD
LG