Lidhje

Amerikanëve u duhet tani pasaportë për të udhëtuar në vendet e Amerikës së Veriut


Amerikanët që udhëtojnë për në Kanada, Meksikë dhe Karaibe, duhet të jenë tani të pajisur me pasaportë, për të rihyrë përsëri në Amerikë.

Duke filluar nga dita e sotme, qeveria amerikane kërkon pasaportë, ose provë tjetër shtetësie, si çertifikatë lindje, për të gjithë udhëtarët e linjave ajrore që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga vendet e Amerikës së Veriut. Rregulli i ri duhej të kishte hyrë në fuqi në janar, por Departamenti i Shtetit e shtyu atë, pasi nuk mund të përballonte kërkesat e shtuara për pasaporta të reja.

Më parë, udhëtarët e linjave ajrore që ktheheshin në Amerikë nga vendet fqinje duhej të tregonin provën e shtetësisë vetëm në se kjo u kërkohej nga punonjësi i kufirit. Duke filluar nga viti i ardhshëm, edhe amerikanët që udhëtojnë me makinë ose përmes rrugëve detare për në vendet e Amerikës së Veriut, po ashtu do të kenë nevojë për provë shtetësie për të rihyrë në Amerikë. Pasaporta ka qënë përherë e detyrueshme për të udhëtuar në kontinentet e tjera. //rd//

XS
SM
MD
LG