Lidhje

Ushtria e Turqisë paralajmëron se do të mbrojë sistemin laik të qeverisjes së vendit


Ushtria turke paralajmëroi se do të mbrojë sistemin laik të qeverisjes së vendit, ndërkohë që deputetët përgatiten për hartimin e një kushtetute të re.

Shefi i shtabit të ushtrisë turke, Gjenerali Jashar Bujukanit, tha sot në Stamboll se asnjë fuqi nuk mund ta ndryshojë strukturën laike të Turqisë. Ai përsëriti gjithashtu kundërshtimin ndaj krijimit të një shteti të pavarur kurd në Irakun verior, duke thënë se kjo do të përbënte një rrezik politik dhe të sigurisë për Turqinë.

Partia në fuqi e Drejtësisë dhe Zhvillimit, e ka bërë hartimin e Kushtetutës së re një përparësi kryesore që pas fitores në zgjedhjet e korrikut.

Strukturat laike të vendit, duke përfshirë ushtrinë, e akuzojnë këtë parti me rrënjë islamike se përpiqet të forcojë rolin e fesë duke pakësuar kufizimet ndaj simboleve fetare siç janë shamitë islamike të kokës.

Presidenti turk, Abdullah Gyl, i cili i përket partisë në pushtet, mohon të ketë ndonjë prapavijë islamiste. (ze)

XS
SM
MD
LG