Lidhje

Ekspertët: Peshorja e Gjykatës së  Lartë anon nga konservatorët


Sot Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara fillon mandatin e saj vjetor, kur do të fillojë shqyrtimin e një sërë çështjesh të vështira ligjore.

Dy çështje me interes ndërkombëtar janë në qendër të mandatit të ri të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara: Gjykata do të shqyrtojë, në se Kongresi e tejkaloi autoritetin e vet, kur përcaktoi rregullat për komisionet ushtarake gjatë ndjekjes ligjore të personave të dyshuar si terroristë, që janë mbajtur të ndaluar në bazën ushtarake në Gjirin e Guantanamos, në Kubë.

Në një rast të dytë, gjykatësit do të shqyrtojnë çështjen, në se Presidenti ka autoritetin për t’i detyruar gjykatat shtetërore t’i mbajnë në fuqi vendimet e marra nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Çështje të tjera të rëndësishme, që janë në plan të diskutohen gjatë këtij mandati të Gjykatës, është debati mbi kriteret e zgjedhjes së kandidatëve nga partitë politike, si dhe një çështja e vështirë e ndryshimit të një ligjit të shtetit të Indianës, që u kërkon qytetarëve karta identifikimi në qendrat e votimit.

Gjykata, po ashtu, do të marrë një vendim lidhur me çështjen, në se përdorimi i inxheksioneve vdekjeprurëse në rastet e dënimit me vdekje, shkel një nen të kushtetutës, për ndalimin e dënimeve çnjerëzore dhe të pazakonta.

Vëshguesit ligjorë do të vazhdojnë t’i studjojnë me kujdes veprimet e dy anëtarëve më të rinj të Gjykatës së Lartë, të emëruar nga Presidenti Bush: Kryetarin e Gjyaktës së Lartë Xhon Roberts dhe gjyqtarin Samuel Alito.

Me ardhjen e Roberts dhe Alitos në trupin e Gjykatës së Lartë ai është fuqizuar në favor të konservatorëve, në kushtet kur 5 prej 9 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, janë me pikëpamje konservatore, sipas Profesorit të Ligjshmërisë, në Univeristetin "George Washington", Xhonathan Turli.

"Kryegjykatësi Roberts dhe gjykatësi Alito janë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe ata kanë treguar se tani, ka një shumicë të qëndrueshme të anëtarëve konservatorë të Gjykatës."

Aktivistët liberalë e kanë kritikuar drejtimin konservator që ka marrë Gjykata dhe janë zotuar ta ngrenë atë mes çështjeve të tjera të rënsësishme, në zgjedhjet presidenciale dhe ato për në Kongres të vitit të ardhshëm. Ja si shprehet aktivisti i çështjeve të gjyqësorit, me pikëpamje liberale, Ralf Neas:

"Ne jemi të mendimit, se e ardhmja e Gjykatës së Lartë është çështja më e rëndësishme me të cilën përballet Amerika në zgjedhjet e vitit 2008."

Konseravtorët janë të kënaqur me kryegjykatësin Roberts deri tani, por duan të shohin më tepër lëvizje në kahun e tyre, para se të arrihet vendimi përfundimtar i gjyakatës.

Naomi Rao është profesoreshë e ligjeve në Universitetin George Mason të Virginias.

"Mendoj se është tepër herët të thuash se çfarë vendimesh do të marrë gjykata.", - thote ajo.

Ekspertët ligjorë dhe ata politikë thonë se emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti, do të ketë një ndikim afatgjatë tek ligjet dhe tek trashëgimia politike e zotit Bush.

"Ai e ndryshoi Gjykatën e Lartë. Gjykata ndryshoi ligjin dhe kjo ka ndryshuar vendin. Kemi të bëjmë me trashëgiminë, me gjithë kuptimin e këtij termi.",- thote eksperti

Gjykata e lartë do të dëgjojë argumentet me gojë gjatë muajve të ardhshëm dhe numri më i madh i vendimeve për çështjet e ndryshme pritet të merret midis janarit dhe qershorit të vitit të ardhshëm.//lk

XS
SM
MD
LG