Lidhje

Kroacia akuzon pesë të rinj për sulme ndaj shtëpive të serbëve


Policia kroate arrestoi 5 të rinj nën akuzat për vandalizimin e shtëpive të refugjatëve serbë, të cilët ikën gjatë konfliktit të viteve 90-të.

Autoritetet nuk kanë njoftuar emrat e të dyshuarve, të gjithë nën moshën 18 vjeçare. Ata banojnë në zonën përreth qytetit bregdetar të Zadarit, të cilët akuzohen se dëmtuan 6 shtëpi të rindërtuara të serbëve. Policia dyshon se 5 të arrestuarit dëmtuan pasuri në fshatrat afër Zadarit të shtunën mbrëma.

Agjencia franceze e lajmeve bëri të ditur se ata shkaktuan dëme prej rreth 20 mijë dollarësh. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, shprehu sot shqetësim rreth dëmtimit të shtëpive të serbëve, duke u bërë thirrje autoriteteve kroate që të garantojnë sigurinë e serbëve, që janë kthyer, e të atyre që do të kthehen në të ardhmen. //rd//

XS
SM
MD
LG