Lidhje

Dënohet qeveria e Birmanisë për shtypjen e protestave të opozitës


Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dënoi qeverinë ushtarake të Birmanisë për shtypjen e dhunshme, siç u shpreh ai, të protestave paqësore të opozitës.

47 vendet anëtare të këshillit me seli në Gjenevë miratuan sot një rezolutë me konsensus në të cilën dënoheshin rrahjet, vrasjet dhe arrestimet arbitrare të kryera nga forcat birmaneze të sigurimit.

Po sot, zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Luis Arbour i bëri thirrje qeverisë së Birmanisë të japë informacion të plotë rreth numrit të protestuesve të vrarë e të plagosur gjatë fushatës së javës së kaluar.

Po sot, i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ibrahim Gambari, u takua me udhëheqësin e Birmanisë sot në përpjekje për t’i dhënë fund shtypjes së protestave pro-demokracisë. Pas takimi zoti Gambari u kthye në Rangun dhe u takua për të dytën herë brënda një jave me udhëheqësen e arrestuar të opozitës, Aung San Suu Ki. Nuk është ende e qartë çfarë u arrit nga takimet. (ze)

XS
SM
MD
LG