Lidhje

Kryeministri britanik viziton Bagdatin


Kryeministri britanik Gordon Braun tha se beson që forcat irakiane mund të marrin përgjegjësitë e sigurimit në Basra gjatë dy muajve të ardhshëm.

Kryeministri Braun tha sot në Bagdat se beson se një mijë trupat britanike mund të tërhiqen nga Iraku deri në fund të vitit, duke lënë 4 mijë e 500 trupa britanike në vend.

Zoti Brown foli pas takimit me kryeminstrin Nouri al-Maliki, i cili konfirmoi se Iraku është gati të marrë përgjegjësitë nga forcat britanike.

Zoti Brown më pas shkoi në Basra. Me dorëzimin e sigurisë në Basra, Britania do të përfundojë transferimin e pushtetit në të katër provincat jugore për të cilat kishte përgjegjësi që nga ndërhyrja në vitin 2003.

Kjo është vizita e parë e zotit Brown në Irak që kur u bë kryeministër. Javën e ardhshme ai do të mbajë një fjalim në parlament të cilin pritet ta përqëndrojë në rolin e ardhshëm të Britanisë në Irak. (ze)

XS
SM
MD
LG