Lidhje

A është bajpasi gastrik në stomak përgjigja për mbipeshën?


Sipas një studimi, 65 përqind e amerikanëve janë mbi peshë dhe kjo shifër vazhdon të rritet. Numri i njerëzve me mbipeshë trupore vazhdon të rritet edhe kudo në botë. Ndërkohë që operacioni gastrik bajpas në stomak, mund të mos rekomandohet për çdo njeri, kërkimet e reja tregojnë se një ndërhyrje e tillë mund të përmirësojë shëndetin e shumë personave mbi peshë.

Mbipesha e madhe shton rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet dhe sëmundje të tjera. Dy studime të reja tregojnë se operacioni bajpas në stomak mund të zgjidhë shume nga problemet shëndetsëore dhe madje mund të zgjasë jetën e njerëzve. Gjatë operacionit, mjekët zogëlojnë stomakun në madhesinë e një veze dhe krijojnë lidhje të shkurta të zorrëve në mënyrë që organizmi të përdorë më pak gjak.

Doktor David Flum pranë universitetit të Uashingtonit ka kryer kërkime lidhur me rreziqet e këtij lloj operacioni. “Operacioni u jep mundësi pacientëve që të humbasin shumë kilogram peshë brenda një kohe të shkurtër”. Doktor Flum arriti në përfundimin se operacioni bajpas në stomak ishte më i rrezikshëm sesa operacioni në zemër për të moshuarit dhe pacientët shumë të sëmurë. Por dy studimet e kohëve të fundit tregojnë se personat që ia janë nënshtruar operacionit bajpas në stomak, pakësuan rrezikun e vdekjes gjatë një periudhe 7 vjeçare. Gjithashtu tek këta njerëz vdekjet nga sëmundje të zemrës u pakpsuan 50 përqind, vdekjet nga diabeti ranë 92 përqind, dhe vdekjet nga kancer u pakësuan 62 përqind, krahasuar me një grup pacientësh që nuk iu nënshtruan një operacioni të tillë.

Një tjetër studim morri në shqyrtim të rinjtë mbi peshë dhe u vu re se këta të rinj përfituan shumë nga ana shëndetësore nga operacioni bajpas në stomak, madje 50 përqind më shumë sesa të rriturit. Arsyeja që ky lloj operacioni është kaq i sukseshëm në uljen e rrezikut të diabetit, ka bërë që disa mjekë tani rekomandojnë operacionin bajpas në stomak si një trajtim për diabetin. Por mjekë të tjerë tregohen më të përmbajtur. Në sajë të operacionit, stomaku zvogëlohet, kështu që njerëzit të hanë me pak, por një gjë e tillë shton rrezikun e mungesës së vitaminave. //rd//

XS
SM
MD
LG