Lidhje

Shkaqet kryesore të problemeve të zemrës


Federata Botërore e Zemrës thotë, se sëmundjet e zemrës dhe goditjet cerebrale janë më vdekjeprurëset në botë, duke shkaktuar 17.5 milion vdekje në vit. Federata thotë, se duke ditur faktorët e rrezikshëm dhe duke pasur një mënyrë jetese të shendetëshme dhe aktive, mundet që në mënyrë të ndjeshme të parandalohen këto sëmundje kronike, që në fund të fundit, kanë një përfundim fatal.

Federata Botërore e Zemrës tha se sëmundjet e zemrës dhe goditjet cerebrale janë sëmundje që zakonisht besohet që janë të lidhura me të gjendjen e mirë ekonomike. Por studimet tregojnë se 80 % e vdekjeve nga këto sëmundje kronike çfaqen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shefja Ekzekutive e Federatës, Janet Voute tha se sëmundjet kardiovaskulare janë në rritje në të gjithë kontinentin e Afrikës. Shumica e tyre, tha ajo, ndodh për shkak të rritjes së urbanizimit.

“Kur njerëzit lëvizin nga zonat rurale në zona urbane, në jetën e tyre ndodhin ndryshime të mëdha, përshembull, rënia e aktiviteteve fizike, ndryshime në mbajtjen e djetës, përdorimi më i madh i ushqimeve të gatshme dhe një rënie e përdorimit të frutave dhe zarzavateve. Gjithashtu, ndodh edhe marrja e veseve jo të shëndetëshme, siç është pirja e duhanit. Kështu, shumë tendenca të shoqërisë janë duke shkuar ne drejtim të gabuar”.

Zonja Voute tha se obeziteti është një faktor tjetër madhor i rrezikshëm për sëmundjet e zemërs. Ajo tha se Afrika mbart një ngarkesë të dyfishtë të kequshqyerjes, atë të fëmijëve nën peshë dhe të të rriturve mbi peshë. Ajo tha se është e rëndësishme të përqëndrohemi në përmirësimin e nivelit të jetesës në vendet afrikane, duke shpërndarë kudo mesazhin se mbi pesha dhe obeziteti mund të krijojnë situata vdekjeprurëse.

“Është shume e vështirë, që papritur të thuhet, se të jesh i shëndoshë nuk është diçka e bukur. Për ajo që është shumë e lehtë të thuhet, është se njerëzit duhet të jenë fizikisht aktivë, kjo është e nevojshme për shëndetin. Me fjalë të tjera, njerëzit duhte të njihen me faktorët e rrezikshëm, të kontrollojnë nëse mbipesha krijon tension të lartë gjaku, nivel të lartë të kolesterolit, që ndeshen si pasojë e mbipeshës”.

Federata Botërore e Zemrës, me qendër në Gjenevë tha se në vendet e zhvilluara, njerëzit kanë jetëgjatësi më të madhe, për shkak të trajtimeve të mira shëndetësore. Por, kjo paralajmëron se ky progres mund të kthehet mbrapsht, në qoftë se nuk merren masa për të ulur obezitetin midis të rinjve.

Shkencëtarët thonë se shtimi i obezitetit është duke shkaktuar krijimin e tipit 2 të diabetit dhe të krijimit të shpejtë të shtresave të yndyrës në arteriet. Kjo do të thotë, se këto kushte, eventualisht sjellin edhe vdekjet e parakohëshme. //ad//

XS
SM
MD
LG