Lidhje

Qeveria rumune kapërcen votën e mosbesimit në parlament


Qeveria rumune e pakicës përballoi një votë mosbesimi në parlament. Mocioni i sotëm u hodh poshtë, pasi vetëm 220 ligjvënës votuan në favor të tij.

Partia kryesore e opozitës, Partia Social Demokrate, e paraqiti mocionin javën e kaluar. Agjencia e lajmeve, Associated Press, citoi udhëheqësen e kësaj partie, Mircea Geoana, e cila ka thënë se qeveria nuk ka përmirësuar sistemin rrugor, spitalet dhe shkollat, megjithëse ka marrë fonde nga Bashkimi Evropian.

Associated Press njofton gjithashtu se Kryeministri Calin Tariceanu iu përgjegj komenteve duke thënë se janë ngritur rrogat dhe pensionet. Ai vuri gjithashtu në dukje se papunësia është në nivelin më të ulët që nga viti 1992. //rd//

XS
SM
MD
LG