Lidhje

NYT: Departamenti i Drejtësisë ka miratuar fshehtazi praktika ekstreme të marrjes në pyetje


Gazeta e njohur amerikane The New York Times njofton se Departamenti i Drejtësisë ka miratuar fshehtazi praktika ekstreme të marrjes në pyetje, megjithë deklaratat në publik se veprime të tilla janë të neveritshme.

New York Times shkruan sot se në vitin 2005, disa muaj pas denoncimit publikisht të torturave, Departamenti i Drejtësisë ka urdhëruar në mënyrë sekrete një gjykim ligjor që mbështet metodat më të vështira të marrjes në pyetje që nuk janë përdorur as nga Agjencia Qëndrore e Zbulimit, CIA.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk e përdorin torturën dhe se është politikë e Shteteve të Bashkuara për të mos e bërë një gjë të tillë. Ajo shtoi se është e mundur që njerëz të caktuar të mos bien dakort lidhur me çështje që cilësohen si komplekse, të veçanta dhe origjinale, siç u shpreh ajo.

Shtetet e Bashkuara janë kritikuar për përdorimin e teknikave ekstreme të marrjes në pyetje që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.//iç//

XS
SM
MD
LG