Lidhje

Britani - Hetimi gjyqësor për Princeshën Dianë


Gjykatësi që merret me hetimet e rrethanave në të cilat vdiq princesha Diana thotë se mund të mos mësohet kurrë nëse ajo ka qenë shtatzënë në kohën kur ka ndodhur aksidenti.

Gjykatësi Scott Baker u tha dje të 11 anëtarëve të jurisë që shqyrtonin çështjen se ka shenja që Diana merrte kontraceptivë para se të vdiste. Ai tha se të dhënat shkencore mund të mos jenë në gjendje të vërtetojnë nëse ajo ka qenë shtatzënë. Gjykatësi u ka kërkuar anëtarëve të jurisë të përcaktojnë nëse autoritetet franceze e trajtuan me nxitim trupin e Dianës për të mbuluar një shtatzani të mundshme.

Diana vdiq së bashku me të dashurin e saj Dodi al Fajed në Paris në gusht 1997. Babai i Dodit, Muhamed al Fajed akuzon princ Filipin e Britanisë, bashkëshortin e mbretëreshës Elizabetë, se ka urdhëruar agjentë anglezë ta vrasin Dianën ngaqë ajo priste fëmijën e Dodit dhe familja mbretërore nuk donte që ajo të martohej me një mysliman. //rd//

XS
SM
MD
LG