Lidhje

Shqipëri: Presidenti Topi kritikon Prokurorinë për apati


Në Shqipëri presidenti i vendit Bamir Topi kritikoi sot ashpër Prokurorinë për apati në veprimatrinë e saj hetimore dhe kërkoi, ndonëse pa e specifikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë , kufizimin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm. Këto komente ai i bëri në Vlorë gjatë një takimi me prokurorë e gjyqtarë, të organizuar nga Zyra për Mbrojtjen e qytetarëve.

Kreu i shtetit kritikoi direkt edhe politikën e cila sipas tij nuk po i përmbahet angazhimit të marrë në tryezën e partive parlamentare për nisjen e reformës në sistemin e Drejtësisë Prresidenti Bamir Topi i është rikthyer sot cështjes së rëndësishme dhe shumë të debatueshme të sistemit të drejtësisë dhe nevojës së reformimit të tij. Ai përfitoi nga një takim në qytetin e Vlorës për të përsëritur kritikat ndaj sisitemit por edhe politikës. Kreu I shtetit preku edhe cështjen e nxehtë të prokuorisë dhe prokuroit të përgjithshëm. Ajo kritikoi organin e akuzës për apati:

“Prokuoria po të shikosh raportin mes kallzimeve dhe fillimit të hetimit kryesisht, do të shikoni që janë disproporcionale, janë të jashtëzakonshme. Cka tregon se institucionet e tjera kanë patur dëshirën për të ekspozuar padrejtësistë, thyerjet e shkeljet e ligjit, ndërsa nga ky institucion që e ka patur dhe e ka siaps kushtetuës dhe ligjit ka patur një apati të theksuar”.

Presidenti nuk përmendi drejtpërdrejt temën e prokuorit të përgjithshëm. Pak ditë më parë gjatë një interviste në televizionin shtetëror ai bëri të qartë se prokurori I përgjithshëm duhej të largohej dhe se ai vetë I kishte kërkuar atij dorëheqjen. Një deklarim që provokoi reagimin e opozitës e cila e konsideroi pozicionin e kreut të shtetit si një shkelje të angazhimeve të marra në tryezën e partive politike për reformën në drejtësi. Sot presidenti e kanalizoi këtë cështje drejt idesë së përkrahur thuajse nga të gjithë, për kufizimin e mandatit për prokurorin e përgjithshëm:

"Ka një debat publik, për funksionimin sipas kushtetuës e sipas ligjeve. Natyrisht që ashtu duhet të funksionojnë. Or nuk është e thënë që gjërat të jepen një herë e përgjithmonë, nuk është e thënë që disa titullarë institucionesh, qofshin këta në nivel qëndror qoftë local, ta konsiderojnë veten të përjetshëm. Sistemi i drejtësisë përderisa përceptohet si tillë që ka probleme ka nevojë të gjallërohet, ndryshe do të kthehet në një pellg, sikurse thotë një shkrimtar, një mocal ku shumëzohen mikrobet për të shpërthyer epidemic. Do të vendosen edhe thekse demokratike, qoftë në kufizimin e funksioneve si në nivel qendror ashtu dhe lokal”.

Por kritikat nuk u kursyen dhe ndaj klasës politike, ndërsa kujtoi premtimin e dhënë nga partitë për të nisur menjëherë reformën në sistemin e drejtësisë:

“Mbas një muaji kemi tentaviva të qarta të segmentimit të debatit politik. Ka më shumë dëshirë për të qenë interesant nëpër intervista televizive, për t’u marrë me gjëra natyrisht që janë të rëndësishme, por përpara kësaj që kemi diskutuar konsiderohen të vogla në sensin relativ kuptohet, por pas një muaji nuk kam dëgjuar asnjë zë që të thotë hajde të fillojmë punën për komisionin për të cilin u ra dakord. Pra politika shqiptare duhet të largohet nga llafet, nga retorika, nga debate të vogla dhe t’i kthehet debatit themeltar”.

Presidenti pranoi edhe faktin se një pjesë e politikës ndërhyn në cështjet e drejtësisë. Nëse reforma do të zvarritet atëherë shkak, nënvizoi presidenti, do të jetë mungesa e vullnetit politik dhe pamundësia e partive dhe deputetëve për të bashkëpunuar. //kk//

XS
SM
MD
LG