Lidhje

Rajs, Gejts bisedime strategjike të mbrojtjes në Moskë javën e ardhshme


Sekretarët amerikanë të Shtetit dhe të Mbrojtjes do të zhvillojnë bisedime për strategjinë e sigurimit me homologët e tyre rusë në Moskë javën e ardhëshme.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se Sekretarja e Shtetit, Kondolisa Rajs dhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts do të jenë në kryeqytetin e Rusisë më 12 dhe 13 tetor.

Departamenti i Shtetit tha se diskutimet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavror, dhe me ministrin e Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov, do të përqendrohen në çështje me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin në fushën e raketave mbrojtëse.

Rusia kundërshton me forcë planet amerikane për vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Evropën Qendrore, ndërsa Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se një sistem i tillë do të çonte në një garë armatimesh në Evropë. Rusia propozon që të shfrytëzojë sëbashku me Shtetet e Bashkuara radarin ekzistues në Azerbajxhan Nga Rusia, Sekretarja Rajs do të shkojë në Izrael, në teritoret palestineze, në Egjipt dhe në Jordani. //rd//

XS
SM
MD
LG