Lidhje

Franca dhe Turqia angazhohen për bashkëpunim


Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner e quajti Turqinë një partner të rëndësishëm, ndërsa po përpiqet të ulë tensionet e shkaktuara nga kundërshtimi i Francës për anëtarësinë e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Pas bisedimeve në Ankara, Ministri i Jashtëm turk, Ali Babaçan theksoi vendosmërinë e vendit të tij për të vazhduar reformat drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Presidenti francez Nikola Sarkozi disa herë ka shprehur dyshim rreth anëtarësisë së Turqisë, duke argumentuar se shumica e territorit të Turqisë ndodhet në Azi, jo në Evropë.

Në vend të anëtarësisë, udhëheqësi francez ka bërë thirrje për një marrëveshje partneriteti të ngushtë mes Turqisë dhe BE-së. Gjatë vizitës një ditore ministri i jashtëm francez po ashtu u takua edhe me Presidentin e Turqisë Abdullah Gul dhe me Kryeministrin Rexhep Taip Erdohan. Pjesë e diskutimeve janë edhe mosmarrëveshjet mes dy vendeve lidhur me një ligj francez të miratuar vitin e kaluar, që e cilësonte si krim, mohimin e gjenocidid otoman kundër armenëve.

Sipas studiuesve perëndimorë mbi një milionë e gjysmë armenë humbën jetën gjatë fushatës së forcave otomane për t’i dëbuar ata nga rajonet lindore të Turqisë në vitin 1915. Turqia thotë se një numër i madh armenësh të krishterë dhe turqish myslimanë u vranë në luftimet etnike gjatë rënies së Perandorisë Otomane në Luftën e Parë Botërore. //rd//

XS
SM
MD
LG