Lidhje

Nju Jork Tajms, thirrje Uashingtonit dhe Brukselit të njohin pavarësinë e Kosovës


Ndërkohë gazeta Nju Jork Tajms i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të njohin pavarësinë e Kosovës.

Përmes një artikulli redaksional në numrin e saj të sotëm, Nju Jork Tajmsi shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian që favorizojnë pavarësinë, duhet të mbajnë një qëndrim të vendosur.

Në se Rusia vazhdon të kundërshtojë planin e OKB-së, thekson gazeta, Uashingtoni dhe aletatët e Amerikës duhet të lëvizin me shpejtësi dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës në kohë për afatin e 10 dhjetorit. Ka ardhur koha, shkruan gazeta, që të shërohet plaga e fundit e Ballkanit. //rd//

XS
SM
MD
LG