Lidhje

Kosovë: Arrestohen dy të arratisur nga burgu i Dubravës


Autoritetet e policisë në Kosovë thanë sot se kanë arrestuar dy persona të arratisur nga burgu gati dy muaj më parë. Operacioni i sotëm i policisë ka çuar në arrestimin e katër personave të tjerë të dyshuar për lidhje me të arratisurit.

Gjeneral major Rrahman Sylejmani, Ndihmës Zëvendës i Komisarit të policisë, tha se të arratisurit Faton Hajrizi dhe Burim Basha janë arrestuar në Prishtinë. Të dy ata së bashku me pesë të burgosur të tjerë qenë arratisur nga burgu u Dubravës në Kosovën perëndimore, burgu i vetëm i sigurisë së lartë në Kosovë më 18 gusht të këtij viti. Policia dyshon se Faton Hajrizi, gjatë kohës sa ishte në arrati, ishte përfshirë edhe në një grabitje me armë, gjatë së cilës ishin plagosur katër pjesëtar të Shërbimit Policor të Kosovës.

Gjatë operacionit të sotëm është arrestuar një i dyshuar nga Shqipëria, dy të tjerë në Fushë Kosovë afër Prishtinës dhe një zyrtare e policisë në aeroportin e Prishtinës. Të gjithë këta nën dyshimin se kanë ndihmuar të arratisurit. Policia ka konfiskuar disa revole, municione dhe katër vetura. Edhe më tej në arrti ndodhën pesë persona të dënuar për vepra të ndryshme, përfshirë vrasjet, plaçkitjet dhe terrorizmin. //rd//

XS
SM
MD
LG