Lidhje

Pakistan: Musharraf fiton shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale


Presidenti i Pakistanit Perwez Musharraf fitoi shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të vendit por gjykata e lartë mund ta quajë të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve.

Kreu i Komisionit Zgjedhor, Qazim Muhamed Faruk tha se gjenerali Musharaf fitoi 252 nga 257 votat në Parlament. Tri fletvotime u shpallën të pavlefshme dhe dy vota i fitoi kandidati kundërshtar.

Televizioni pakistanez tha se gjenerali Musharraf fitoi gjithashtu tri nga katër asambletë rajonale të vendit.

Presidenti Musharraf nuk mund të shpallet fitues zyrtarisht derisa Gjykata e Lartë e vendit të shqyrtojë të gjitha ankesat lidhur me të drejtën e zotit Musharraf për të kandiduar për postin e presidentit ndërkohë që mban edhe postin e kreut të ushtrisë.

Në pallatin presidencial në Islamabad, Presidenti Musharraf deklaroi fitoren dhe u bëri thirrje partive të opozitës të heqin dorë nga politika e konfrontimit. I pyetur nëse zgjedhjet ishin legjitime, ai tha se kishte marrë shumicën e votave dhe se demokraci do të thotë shumicë.//ii

XS
SM
MD
LG