Lidhje

Presidenti Bush i quan thashetheme pa bazë thëniet mbi një sulm amerikan ndaj Iranit


Presidenti Bush i hodhi poshtë si “thashetheme pa bazë“ disa sugjerime se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për ta sulmuar Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor.

Gjatë një interviste ku u trajtuan shumë tema, të transmetuar dje në stacionin televiziv arab Al-Arabija, zoti Bush tha se të gjitha zgjidhjet e konfliktit me Iranin janë mbi tavolinë, por ai shtoi se po përpiqet që problemi të zgjidhet me mjete diplomatike.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, kohët e fundit tha në fajlmin e mbajtur në OKB, se ai nuk do t’i marrë parasysh rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që kërkojnë që Irani ta ndalë pasurimin e uraniumit. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për ndërtimin e një arme bërthamore, por Irani thotë se programi i tij bërthamor ka si synim prodhimin e energjisë elektrike.

Përsa i përket çështjes mes palestinezëve dhe izraelitëve, zoti Bush tha se beson që është e mundur, por edhe e nevojshme, që palestinezët dhe izraelitët të jetojnë në paqe, në dy shtete, krah për krah njëri tjetrit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të pëgatitura t’i ndihmojnë palestinezët me ndihma për sigurinë dhe ndihma ekonomike, për përmirësimin e jetës së tyre.//lk

XS
SM
MD
LG