Lidhje

Kimi Raikonen i Finlandës fiton Çmimin e madh të Formula Uno-s kineze


Kimi Raikonen i Finlandës fitoi Çmimin e madh të Formula Uno-s kineze, ndërkohë që drejtuesi i rekrutuar britanik Lewis Hamilton e humbi shansin për ta siguruar titullin e sezonit pasi rrëshqiti nga rruga me lagështi.

Drejtuesi i Ferrarit Raikonen fitoi për herë të pestë në këtë sezon duke përfunduar garën me 56 xhiro në Shangai në pak më shumë se një orë 37 minuta dhe 58 sekonda. Fernando Alonso i Spanjës i cili drejtonte McLaren doli i dyti, në më pak se 10 sekonda prapa, ndërsa braziliani Felipe Masa i Ferrarit doli i treti.

Hamilton, i cili ishte në krye të sezonit me pikët e fituara rrëshqiti në zhavorr duke hyrë në ndalesën për furnizim dhe u detyrua të tërhiqej në xhiron e 31-të të garës. Me një garë të mbetur për këtë sezonë, ai duhej të dilte sot para Raikonen për të ndihmuar kampionin dhe anëtarin e ekipit të tij Alonso të merrte titullin.

Sezoni mbaron me 21 tetor në Brazil dhe të tre drejtuesit e Formula Uno-s kanë ende mundësinë për të fituar titullin. //iç//

XS
SM
MD
LG