Lidhje

Ushtria amerikane në Irak  kap tre luftëtarë të milicisë shiite të mbështetur nga Irani


Ushtria amerikane në Irak thotë se ka kapur tre luftëtarë të milicisë shiite të mbështetur nga Irani që mendohet se janë përgjegjës për rrëmbimin e pesë kontraktorëve britanikë të sigurimit në fillim të këtij viti.

Në një deklaratë të ushtrisë sot thuhej se personat e dyshuar, të lidhur me një grup të shkëputur nga organizata Ushtria Mahdi, u kapën të shtunën gjatë një bastisjeje në orët e para të mëngjesit në lagjen Sadr të Bagdatit.

Ndërkohë, policia irakiane tha se në Bagdad ndodhën tre shpërthime, nga të cilat u vranë të paktën 9 civilë dhe janë plagosur mbi 10 të tjerë.

Në njoftime të tjera, një organizatë e lidhur me al-Kaidën mori përgjegjësinë për vrasjen javën e kaluar të një sheiku të njohur suni që ishte kundër al-Kaidës. Sheiku Muawija Xhebara dhe tre truproja të tij u vranë të enjten nga një bombë në anë të rrugës në qytetin Salahudin. //iç//

XS
SM
MD
LG