Lidhje

Pakistan: 48 ekstremistë dhe 20 ushtarë të vrarë në luftimet e fundit


Ushtria e Pakistanit thotë se të paktën 48 ekstremistë dhe 20 ushtarë u vranë sot në luftime në rajonin fisnor të Vaziristanit verior.

Një zëdhënës ushtarak tha se forcat e sigurimit sulmuan ekstremistët pro-talebanë të cilët i kishin zënë pritë një autokolone të ushtrisë mbrëmë në afërsi të qytetit Mir Ali, pranë kufirit me Afganistanin. Më pas, ekstremistët sulmuan një autokolonë ushtarake në zonën Hasu Khel të të njëjtit rajon.

Ushtria pakistaneze thotë se luftimet vazhdojnë akoma. Dhuna është shtuar në rajonet veriore të vendit që kufizohen me Afganistanin që nga muaji korrik, kur u prish marrëveshja me ekstremistët në Veziristanin Verior dhe komandot e ushtrisë sulmuan një xhami radikale në kryeqytetin e vendit, Islamabad.

Ekstremistët në Vaziristanin jugor vazhdojnë të mbajnë peng më se 200 ushtarë pakistanezë të kapur në fund të gushtit. //iç//

XS
SM
MD
LG