Lidhje

Protesta në Zvicër në prag të zgjedhjeve


Policia në Bern të Zvicrës përdori dje gazin lotsjellës për shpërndarjen e qindra demonstruesve të krahut të majtë, të cilët ishin mbledhur për të parandaluar një marshim të Partisë Popullore të Zvicrës, të krahut të djathtë, të njohur si SVP.

Disa mijëra përkrahës të Partisë SVP kishin planifikuar një marshim në rrugët e Bernës, para një mitingu në kuadrin e zgjedhjeve të 21 tetorit. Të paktën 100 kundërshtarë të demonstratës vendosën barrikada për ta parandaluar marshimin. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe arrestoi disa persona

Zyrtarët thanë se të paktën 10 policë dhe tre protestues u plagosën. Kundërshtarët e partisë së djathtë SVP e kanë kritikuar atë për qëndrimet kundër imigrantëve, të shprehura edhe në reklamat e fushatës elektorale, ku paraqitet një dele e zezë e vetmuar, e cila dëbohet nga vendi nga tre dele të bardha që paraqiten duke u ngërdheshur.//lk

XS
SM
MD
LG