Lidhje

Policia serbe parandalon takimin e një organizate neonaziste


Autoritetet kufitare në Serbi thonë se nuk lejuan hyrjen në vend të 10 të huajve, që mbanin shenjën e nazizmit. Polica tha dje se ndaloi hyrjne në Serbi të 7 sllovenëve dhe tre polakëve në pikëkalimin kufitar me Kroacinë, Batrovci, dhe me Hungarinë, Horgosh.

Mediat serbe njoftuan se të 10 personat kishin në plan të merrnin pjesë në një takim të neonazistëve në qytetin verior të Serbisë, Novi Sad. Qeveria serbe nuk i dha leje grupit neonazist “Fronti Kombëtar” të mbajë një miting sot. Por udhëheqësi i grupit, Goran Davidoviç, tha se veprimtarët e të drejtave të serbëve në rajonin verior shumëetnik të Vojvodinës, megjithatë, do të zhvillojnë një takim privat brenda një ndërtese.

Po dje, veprimtarët e grupit rinor “Moja Inicjativa”, marshuan në Beograd, duke u bërë thirrje qytetarëve të flasin hapur kundër takimeve të kësaj natyre, ngaqë heshtja mund të interpretohet si mbështetje për ekstremistët.//lk

XS
SM
MD
LG