Lidhje

Ukrainë: Presidenti u kërkon partive propozime për koalicion


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko u kërkoi partive të përfaqësuara në parlamentin e sapo-zgjedhur që brenda 5 ditësh të dalin me propozime për koalicionin e ri qeveritar.

Partitë e lidhura me bllokun e presidentes reformiste, the Yulia Tymoshenko dhe me Koalicionin "Ukraina Jonë" dolën nga zgjedhjet e muajit të kaluar me një epërsi të vogël në parlament. Por zoti Yushchenko kishte ftuar gjithashtu përfaqësues të Partisë së Rajoneve, Komunistëve dhe Partisë Lytvyn, në bisedimet e sotme.

Pas votimit udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për krijimin e një koalicioni qeveritar me bazë të gjerë. Udhëheqësi i Partisë së Rajoneve, kryeministri i mëparshëm Viktor Yanukovich, i cili është për ruajtjen e lidhjeve të ngushta me Rusinë, ka këmbëngulur se përkrahësit e tij, si anëtarë të partisë së vetme me numrin më të madh të vendeve në parlament, duhet të kenë të drejtën të formojnë qeverinë. Lidhur me çështje të tjera, zoti Yushchenko këmbënguli se të gjitha agjencitë e sigurimit duhet të jenë nën autoritetin e Presidentit. //rd//

XS
SM
MD
LG